Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Devollit ka përfunduar në pranga për shkak se është konfliktuar me disa punonjës të policisë.
Nallbati, i cili është vëllai i kryebashkiakut Bledion Nallbati, ndodhej në komisariat për shkak se një i njohuri i tij ishte shoqëruar për veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, Altin Nallbati është konfliktuar fillimisht me punonjësen e policisë, ndërsa më tej ka ndërhyrë bashkëshorti i saj, Devi Ago, ku situata është përkeqësuar deri në përplasje fizike.