Site icon PrishtinaPress

Arrestohet turkja në aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Në aeroportin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Policia njofton se dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version