Site icon PrishtinaPress

Arrestohet “skifteri” shqiptar në Spanjë, vodhi bizhuteri me vlerë mbi 67 mijë euro

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë mbi 67 mijë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se policia spanjolle ka kapur shqiptarin duke drejtuar automjetin e tij, ku brenda u gjetën 375 bizhuteri të vjedhura, me vlerë 67,575 euro.

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava.

Exit mobile version