Site icon PrishtinaPress

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Pejë, i dënuar me 18 muaj burg

Policia e Kosovës njofton se sot (11.10.2024), rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës, ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata, së bashku me hetuesit nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo-hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar (M. R., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë).

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ai është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

I njëjti, pasi janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës (Hajvali).

Exit mobile version