Site icon PrishtinaPress

Arrestohet shoferi nga Shkupi, dyshohet se shkaktoi aksidentin në Lepenc

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje për aksidentin e së shtunës që ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, mes dy veturave e tipit “VW Touran”, me targa nga Shkupi dhe tjetrës “BMW” nga Kosova.

Si rezultat vetura me targa nga Kosova e tipit “BMW” e ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Në një përgjigje nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut për Klankosova.tv bëhet e ditur se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

 

Exit mobile version