Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Leposaviqit.
Të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
Rasti është cilësuar si ‘Armëmbajtje pa leje’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.