Site icon PrishtinaPress

Arrestohet qytetari që dyshohet se kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e kuvendit

Hetimet Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë nisur hetimet ndaj një personi lidhur me kërcënimin ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina. Rasti lidhet me mbledhjen e mbajtur më 8 maj, për çka tashmë i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se qytetari i arrestuar nga Policia e Kosovës është Basri Tërnava, nën dyshimin se në mbledhjen e kuvendit dyshohet se ka kërcënuar Ramën dhe Kupinën.

Tërnava po dyshohet se kishte marrë fjalën gjatë mbledhjes, ku ndër të tjera ka kanosur kryetarin e komunës dhe kryesuesin lidhur me një çështje në lagjen Kalabria.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Rama dhe Kupina janë intervistuar sot nga Policia në cilësinë e viktimave, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin që ka ndodhur.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur më 8 maj, kryetari Rama i kishte thënë të dyshuarit se “për ato çka fole sot munesh mu burgos tash menjëherë. Nuk e pranoj asnjë prej kërcënimeve, janë të papranueshme…“.

Exit mobile version