Site icon PrishtinaPress

Arrestohet pronari i shtëpisë së familjes Koroglu

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e shtëpisë së familjes Koroglu, e cila u përfshi nga zjarri mbrëmjen e 31 tetorit.

Siç njofton policia, në katin përdhese atij i janë gjetur 36 bidonë të mbushur të shënjëzuar me shenjën me materie të rrezikshme, ndezëse, raporton Paparaci.

Pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve por përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.

“Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit  në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur  tridhjet e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me  shenjën me matrie të rrizkshme-ndezëse. Për largimin e ketyre bidonve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosoves. Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit”.

 

“Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim per ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e  substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”, njofton policia.

Kujtojmë se shtëpia e familjes Koroglu gjendet në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme./Paparaci

 

 

Exit mobile version