Një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.
Siç raporton gazeta Sinjali, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e zyrtarit policor Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar pasi qëlloi një të mitur të moshës rreth 16-vjeçare.
Ndërkohë, i plagosuri është në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.