7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet personi që sulmoi kameramanin e RTK-së

Është arrestuar personi që dyshohet se e ka sulmuar kameramanin e RTK-së, Bardh Bekteshi, mëson PrishtinaPress.

Bekteshi u sulmua të premten në Leposaviq nga persona të maskuar.

Të premten pati tensione pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Pas këtij sulmi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.

Rasti i sulmit ndaj kameramanit nuk ishte i vetmi, pasi pati edhe gazetarë të tjerë që u sulmuan nga persona të maskuar.

Për këto raste, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që kanë sulmuar gazetarët në Veri. Ai bëri publik edhe emrat e tyre – Nemanja Vllaskovic dhe Dalibor Spasic.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img