Site icon PrishtinaPress

Arrestohet personi që shkaktoi aksidentin në të cilin vdiq kadeti policor

Mëngjesin e djeshëm, në Jabllanicë të Klinës humbi jetën një kadet policor derisa po udhëtonte me automjetin e tij drejt Vushtrrisë.

Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

Sot policia ka arritur ta identifikoi dhe të arrestoi personin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin fatal.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa i dyshuari ishte duke qarkulluar në rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore dhe si pasojë e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është: A.D. (2002).

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48-orë.

Exit mobile version