Zëdhënsja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska, Mirana Miljanovic tha se Drejtoria për luftimin e Terrorizmit paraqiti një raport kundër të dyshuarit Z.H nën dyshimin për ‘nxitje të aktiviteteve terroriste”, shkruan B9.
Sipas informatave të mediave serbe, Z.H. kërkoi një snajper që ta vriste politikanin e serbëve të Bosnjes.
Sipas mediave serbe, me 23 janar të këtij viti, Z.H në llogarinë e tij në facebook paraqiti idenë e tij për vrasjen e Milorad Dodik dhe zyrtarëv të tjerë të Republikës Srpeska.
Ai në llogarinë e tij kishte filluar një nismë për të angazhuar snajperistë për vrasjen e Dodikut dhe Cvijanoviç.
Këto gjetje të Policisë konfimuan se personi në fjalë është i rrezikshëm.
Llogaria e tij në facebook tashmë është mbyllur.