Është arrestuar i dyshuari i cili mbrëmë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një taksist të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21 e 30 minuta te Rruga ‘B’ në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
