Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59 të vdekur e mbi 150 të lënduar.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do t’i forcojë inspektimet në klubet e natës dhe ambiente të tjera të ngjashme për të siguruar që ato t’i respektojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë.
The Guardian ka mësuar se një nga pronarët e diskotekës “Pulse” është mes personave të ndaluar.
Policia ka publikuar një “listë kërkimi” për të tjerë të dyshuar për përfshirje, të cilët ende nuk janë paraqitur.
Sipas autoriteteve, janë 22 të dyshuar për këtë rast.