-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një zyrtar policor dhe suspendohen dy eprorë të policisë në Dragash

Inspektorati policor i Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një zyrtar policor, tre qytetarë dhe ka kërkuar suspendimin e dy eprorëve të policisë në Dragash.

Sipas njoftimit zyrtar, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona.

Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar në Prokurorinë e Prizrenit dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil)”- thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lidhur me këtë rast, IPK ka njoftuar edhe se për shkak të menaxhimit të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit. /Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img