Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një zyrtar i Postës së Kosovës për keqpërdorim të detyrës

Në njërën nga filialet e Postës së Kosovës gjatë të enjtes është arrestuar një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”.

Arrestimin e ka bërë Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pa informacioneve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe edhe Posta e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se zyrtarit në fjalë ia kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.

“Sot në një nga zyrat regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës. Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit,  ndërsa  ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës. Posta e Kosovës, është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit  e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version