Një mashkull, shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:50.
Sipas policisë, i dyshuari në fjalë kishte prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë, e cila dyshohet të jetë pasaportë e falsifikuar.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si “Falsifikim i dokumentit”./Prishtinapress/