Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një shtetas serb për ryshfet në veri

Policia e Kosovës sot në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, rreth orës 10:00, ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë, i cili nuk kishte vendosur stikerat në targa.

Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën drejtuesit të automjetit, ky i fundit afrohet te vetura e policisë duke ofruar para me qëllim që t’i shmangej gjobës.

Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin dhënie e ryshfetit ndaj A.G. (46), shtetas i Serbisë.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor 48 orë.

Exit mobile version