Përmes një komunikate të përbashkët me Prokurorinë, Policia e Kosova ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për krime lufte.
Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.N, është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.
Ai dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS
Arrestohet një person për krime lufte ndaj popullatës civile
Prishtinë, 04 Mars 2024
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.