11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person te “kafet e vogla”

Sot rreth orës 10:20, është raportuar për një rast sulmi fizik, në stacionin policor qendra.

Rasti ka ndodhë në rrugën “Rrustem Statovci”në Prishtinë, në një lokal ku një person i dyshuar, i armatosur ka sulmuar ankuesin.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore dhe ka arritë të identifikoj dhe arrestoj personin e dyshuar:

A. K, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar në një lokal tjetër në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku po ashtu kishte kanosur me armë zjarri një person (punëtor në lokal).

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari, është dërguar në mbajtje, për veprat lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njejtit i ështe gjet dhe sekuestruar një armë zjarri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img