Home Lajme Arrestohet një person për prerje të drunjve në pyjet shtetërore në Jezercë

Arrestohet një person për prerje të drunjve në pyjet shtetërore në Jezercë

Në fshatin Jezercë të Ferizajt, mbrëmjen e së shtunës tek vendi i quajtur ” Derman”, policia ka zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunj në malet e Jezercit, pronë e shtetit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, e ka shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H, ndërsa ka konfiskuar traktorin me rimorkio, si dhe motosharrën, përcjell Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve.

I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Exit mobile version