15.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person për prerje të drunjve në pyjet shtetërore në Jezercë

Në fshatin Jezercë të Ferizajt, mbrëmjen e së shtunës tek vendi i quajtur ” Derman”, policia ka zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunj në malet e Jezercit, pronë e shtetit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, e ka shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H, ndërsa ka konfiskuar traktorin me rimorkio, si dhe motosharrën, përcjell Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve.

I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img