Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Kështu është njoftuar nga vetë PK-ja ku, është shtuar se në cilësi të te dyshuarit është intervistuar L.B 16 vjeçar, dhe i njëjti pas intervistomi me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu është njoftuar se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës’.
Njoftim i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Vushtrri , 12 shtator 2022
Në orët e pasdites së datës 12 shtator 2022, Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me ankuesin e kishte drejtuar armen në drejtim të ankuesit.
Nga dyshuari është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me dy (2) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar L. B.,26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’ dhe “Përdorim i armës”.