Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një person pasi sulmon gruan në Prishtinë, i konfiskohen edhe dy armë

Të premten rreth orës 08:50 është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Exit mobile version