Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i Kosovës në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit të policies, i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Mitrovicë Jugu 29.08.2024-12:00. Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e PK-së.