Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar një të mitur.
Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovar e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.