Është arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin se e i njëjti ka kanosur kolegun e tij, pas një mosmarrëveshjeje që kishin në vendin e punës.
Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi një revole me gaz, një karikator dhe 11 fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi policia.
Ndërsa, rasti është cilësuar “Kanosje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.