Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një person në Shkodër, dyshohet se me armë zjarri tentoi ta vriste një 24-vjeçar

Gjatë ditës së djeshme ka pasur të shtëna armësh në Shkodër, për të cilin rast sot është arrestuar një 50-vjeçar.

Ai dyshohet se me armë kishte tentuar ta vriste një 24-vjeçar, shkruan Euronews.al.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër”.

“Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version