Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.