Është arrestuar një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT me pesë fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.