Një i dyshuar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë lidhje me një rast vjedhjeje.
Në shtëpinë e të dyshuarit, policia gjeti dy pistoleta dhe pesë fishekë.
“Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur” thuhet në njoftimin policor.
I gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20.
Policia bën të ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje./Prishtinapress/