Ditën e djeshme është arrestuar një person në Podujevë për dhunë në familje.
Dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër anëtarëve të familjes.
Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti është në procedurë hetimore.