Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një person në Podujevë, policia në shtëpi i gjejnë afro dy kilogramë drogë dhe antiplumb

Një person është arrestuar nga policia në Podujevë.

Hetuesit e stacionit policor pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar për media, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe pronës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Në bastisje janë sekuestruar:

Një  kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).

Një cigare me substancë narkotike të dyshuar.

Dy matës-peshore.

Katër paketime rizllash (OCB).

Një bluese -mulli.

Një mjet i prehtë (thikë).

Një paketë që përmban qese plastike të vogla.

Një antiplumb me ngjyrë të zezë.

Një telefon celular.

“Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë dhe veprime tjera po ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë dhe Prokurorinë kompetente.

Exit mobile version