Është arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë një pike kontrolli të veturave.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë një pike kontrolli të veturave. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.