Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një person në Pejë, pasi rrahu një tjetër

Është arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet  se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari rreth orës 17:00, pas një mosmarrëveshje që kishin i arrestuari dhe i lënduari.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Exit mobile version