3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se shkaktoi një shpërthim para dy javësh

Më 23 korrik policia ishte njoftuar për një shpërthim në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, si pasojë e të cilit ishin dëmtuar dy vetura.

Ndërkaq sot ështeë bastisur shtëpia e të dyshuarit, F.S..

Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar automjeti i tij, i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.

Njoftimi i plotë:

“Me datё 23.07.2023, rreth orёs 04:30, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanё pёrgjigjur rastit, aty  ёshtё vërejtur se shpёrthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy (2) vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur.

Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar:  F.S. i lindur me 1992 Kosovar/Shqiptar

I dyshuari ёshtё arrestuar, gjithashtu ёshtё sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.

Personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img