3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person në Gjilan, sekuestrohen rreth 3 mijë euro, të dyshuara si të falsifikuara

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro.

I dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim  të prokurorit të shtetit, i dyshuari   është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img