Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U., 25 vjeçar, mbi dyshimin se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.