Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një vajzë në Fushë Kosovë.
Policia përmes një njfotimi për media, ka thënë se sot ka pranuar një informatë nga një 19 vjeçare, e cila dyshohet që është rrëmbyer me forcë në fushë Kosovë nga një 23 vjeçar.
E njëjta, dyshohet se ishte në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte dërguar.
“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimin femër të dalë jashtë.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellur edhe viktima femër.” – thuhet tutje.
Policia ka njoftuar se ka dërguar për intervistim të dyshuarin dhe viktimën në Fushë-Kosovë.