Mbrëmë në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar, 31-vjeçarin me inicialet G.P.
Njoftohet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit./PrishtinaPress/