Sot në orën 09:00 në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
I arrestuari është M.Th, i moshës 43 vjeçare dhe ishte i dënuar me 90 ditë burgim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Njoftimi i plotë:
Sot, në ora 09:00 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës M.TH (M/K) i moshës 43 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’medënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.