Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë me datën 17.08.2022, në fshatin Lebanë të Prishtinës..
Personi i dyshuar është B.S, mashkull 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që hetuesit janë duke punuar për identifikimin e të gjithë të dyshuarve për këtë rast dhe sjelljen e tyre para organeve te drejtësisë.