Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.A. i dyshuar se kishte kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosovë, ka bërë të ditur prokuroria përmes një njoftimi për media.
Prokurori i rastit gjatë ditës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special