Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën grabitje, të ndodhur me datën 29.09.2024 në Graçanicë.
“Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
– I.J . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.