Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 19:00.
Sipas policisë të arrestuarit janë një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor dhe shantazh”.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Prishtinapress/