Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Të enjten është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë për veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrishtinaPress/

Exit mobile version