0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, policia i konfiskon armë, karikatorë e fishekë

Stacionit Policor Kamenicë sot rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në fshatin Koretin të Kamenicës.

Zyrtarët policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Gjatë hetimit të rastit dhe mbledhjes së provave nga ana e hetuesve policorë të njësitit së hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë rreth këtij rasti, kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit me leje nga prokurori i shtetit, tek i dyshuari R.A. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar) janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një (1) pushkë automatike e llojit AK 47,
  • Dy (2) karikator të pushkë automatike,
  • Njëqind e pesëdhjetë e tre (153) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm
  • Një (1) pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62
  • Dy (2) karikator të pistoletës dhe
  • Tredhjet e një (31) fishekë të kalibrit 7.62 mm

Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’  dhe ‘’Dhunë në familje’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img