Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se nuk u kujdes për djalin e saj

Një nënë është arrestuar dje në Prishtinë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, nëna dyshohet se nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur.

Djali është dërguar në strehimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Prishtinë 20.11.2021-17:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa djali i të dyshuarës është dërguar në strehimore.

Exit mobile version