Një grua ka përfunduar në pranga në Pejë, pasi dyshohet të ketë keqtrajtuar fëmijët e saj.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15.
Policia njofton se e dyshuara, gjatë arrestimit, kishte sulmuar zyrtaren policore.
Kjo e fundit ka pranuar tretan mjekësor.
“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve & sulm ndaj personit zyrtar”./Prishtinapress/