Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta ka kanosur bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 15:45, transmeton PrishtinaPress.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që, e njëjta në gjendje të rëndë mendore, e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj). E dyshuara, ka pranuar tretman mjekësor dhe psikiatrik. Për rastin, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se rasti është nën hetime.